Një trajnim fuqizues dedikuar biznesit dhe rritjes në karrierë.
2 ditë intensive trajnimi nga Ermal Mamaqi, ku do marrësh motivimin dhe njohuritë që të nevojiten për të rritur veten profesionalisht dhe jo vetëm.
Trajnimi fokusohet në disa sfera të rëndësishme për biznesin dhe jetën e secilit, si lidershipi, marrëdhëniet, mendësia e duhur, objektivat, punësimi & mbajtja e njerëzve të duhur për ty dhe vendosja e qëllimeve të qarta që do ta çojnë biznesin tënd në një nivel më të lartë.
Merr njohuritë e nevojshme për të shpërthyer potencialin tënd të plotë profesional, dhe shndërroje biznesin apo punën që bën në kënaqësi.
Nëse ti e do biznesin, biznesi të do ty!
Identifiko ngecjet në jetën apo biznesin tënd, sfidat dhe situatat që duhen përmirësuar.
Analizo veprimet që mund të marrësh, aftësitë që duhet të fitosh, mendësinë me të cilën përballesh me sfidat.
Frymëzohu për të marrë veprim dhe për të ndryshuar rezultatet.
A kërkon të përmirësosh marrëdhëniet, biznesin, jetën?
Të jesh më i motivuar në punën që bën?
Të rritesh, zhvillohesh dhe të përmbushësh veten?
Ky trajnim mund të jetë ai që ke kërkuar prej kohësh!
Ermal Mamaqi është biznesmen i suksesshëm prej vitesh, i pavarur financiarisht, themelues dhe drejtues i disa kompanive të rëndësishme në Shqipëri.
Në këtë trajnim do të gjesh të përmbledhura shumë mësime me vlerë që Ermali i ka marrë nga eksperienca e tij shumëvjeçare në botën e biznesit dhe nga trajnimet që ka ndjekur.
Miku/mikesha ime,
E di se ndoshta tani po kalon një periudhë të vështirë në punën, biznesin apo jetën tënde në përgjithësi.
Mund të të duket se kjo fazë nuk do të kalojë kurrë dhe do jesh përherë i ngecur aty, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ti vendos të qëndrosh e të mos marrësh aksion për ta kapërcyer situatën.
Ajo që kam kuptuar është se shpesh, këto momentet janë aty pikërisht që të të japin mundësinë të rritesh e të marrësh në kontroll situatën.
Kalo përtej sfidës!
Nëse më lejon, unë dua të të tregoj si të dalësh nga kjo gjendje, dhe të marrësh në dorë frerët e jetës tënde. Sepse më beso, e kam parë të ndodhë, e kam arritur vetë të dal, dhe e di se mund ta bësh dhe ti.
Ka ardhur koha t’i thuash mjaft gjithë mendimeve negative në kokën tënde, dhe të shkosh përtej limiteve që dikush, dikur të ka caktuar.
Prandaj…
Nëse ti je gati….
Të pres më 27 Prill në Tiranë
Si duket ajo?
Si ndihesh ti me veten?
Çfarë pune bën?
A ke biznesin tënd?
Cilët njerëz të rrethojnë?
A ke më shumë kohë për të kaluar me familjen, me miqtë?
A bën më shumë pushime?
A jeton një jetë të shëndetshme, me më pak stres?
A ke lirinë financiare që të gjithë e dëshirojnë kaq shumë?
Si duket jeta jote?
SI NDIHESH TI?
A e di se ka një mënyrë për t’i arritur këto?
Janë disa teknika, mësime dhe informacione që njerëzit e suksesshëm i kanë përdorur dhe që kanë funksionuar.
“I LOVE MY BUSINESS” është trajnimi që do të të ndihmojë të veprosh dhe t’i bësh realitet qëllimet e tua.
Pavarësisht se sa larg të duket, ti ke mundësinë ta arrish jetën tënde ideale – suksesin që ëndërron.
Të duhet vetëm pak strategji…..
Ky trajnim i dedikohet të gjithë njerëzve që duan të ndryshojnë jetët e tyre – që nga hapja apo zhvillimi i një biznesi, rritja në karrierë, rregullimi i marrëdhënieve dhe deri tek menaxhimi i kohës apo emocioneve.
Kurrikula përmban teknika dhe informacione të thjeshta, të kuptueshme dhe praktike, dhe njëkohësisht jep motivimin e duhur për t’i vënë në zbatim gjithë gjërat që mësohen në dy ditët e trajnimit.
Nuk ka rëndësi në cilën fazë të jetës apo biznesit je: Nëse do të mësosh si ta çosh më tej, ky trajnim është i duhur për ty.
Po, eventi do të ketë të ftuar nga bota e Biznesit, të cilët do ndajnë me të gjithë pjesëmarrësit përvojën e tyre dhe informacionet që i kanë ndihmuar në rrugën e tyre të suksesit.
Të ftuar specialë do jenë z.Samir Mane, Mjeshtri i Meditimit Sheki Useini, si dhe disa të ftuar të tjerë surprizë.
Ky është një trajnim ndryshe nga të gjithë të tjerët ku ke qenë më parë!
Vish tutat, një bluzë sportive dhe atlete të rehatshme, sepse në 2 ditë do ketë lëvizje, kërcim dhe ushtrime të cilat duhet t’i bësh në mënyrë sa më komode.
Nëse jeni disa vetë të një ekipi pune apo një grup të njohurish, drejtohuni në numrin +355684434458 për të kontaktuar me një nga agjentët tani mbi ofertat që ne kemi.
Po, mund të akomodohesh ku të dëshirosh brenda sektorit të biletës tënde.
Ajo që e bën këtë trajnim unik dhe shumë të fuqishëm, është fakti që në vetëm dy ditë ti do pajisesh me dy armë të fuqishme: Motivimin dhe Teknikat.
Pa njërën prej tyre, ti do ta kishe të vështirë për të marrë veprim, por pasi të ndjekësh trajnimin ti do jesh më i qartë dhe do dish ekzaktësisht çfarë të bësh.
“I love my Business” ende nuk ka bërë zyrtare datat e tjera kur do të zhvillohet.
Trajnimi “Mendo Ndrysho Fito” pritet të zhvillohet sërish në muajin qershor
Nëse ti e do biznesin, biznesi të do ty!